Ish-ylli i Real Madrid rrëfen: Ai është një gënjeshtar, kur ia thashë më vuri duart në fyt

Ish-ylli i Real Madrid rrëfen: Ai është një gënjeshtar, kur ia thashë më vuri duart në fyt

13:47, 18/07/2023

Një vit më parë, mesfushori spanjoll Isco u largua nga Real Madrid për të luajtur me Sevilja. Aventura e re për 31-vjeçarin nuk ishte pozitive, pasi shpejt situata u përkeqësua dhe marrëdhënia me drejtuesit e klubit nuk ishte e mirë. Në një intervistë për “Marca”, mesfushori spanjoll sqaron atë që ndodhi me Sevilja, klub me të cilin zgjidhi kontratën në janar.

Ai ka akuzuar drejtorin sportivi Monchi se ka përdorur dhunë ndaj tij: “Kur u largua trajneri Lopetegui, ndërkohë që afrohej merkato e dimrit, pashë që në klub ndodhën shumë gjëratë çuditshme. Ata thirën agjentin tim, duke u përpjekur të gjenin një rrugëzgjidhje për mua, pa diskutuar asgjë me mua personalisht në fillim. Sapo e mora vesh, vajta të bisedoja me Monchi”.

“I thashë se nuk e kuptoj se ç’po ndodh, nëse nuk me do… I kërkova të ishte i ndershëm me mua dhe ta zgjidhim situatën pa probleme. i thashë që jam në dispozicionin tënd. Doja të dija se çfarë mendon klubi për mua dhe më tha se nëse do të gjente ndonjë sistemim dotë largohesha”, rrëfen Isco.

“Pas asaj bisede, Monchi nisi të thoshte se unë doja të largohesha, gje që nuk ishte e vërtetë. Nisi të thërriste çdo ditë mua e avokatin tim, duke na kërcënuar që të firmosnim zgjidhjen e kontratës. Atëherë vajta sërish ta takoja dhe i thashë që nuk ishte i sinqertë me mua dhe personat e se dëshiroja të qëndroja at. Aty nisi një përplasje fizike mes nesh”, kujton Isco.

“I thashë se është një gënjeshtar dhe ai më sulmoi fizikisht. U afrua dhe më kapi për fyti. U desh ndërhyrja e personave të tjerë që të na ndanin. Pas asaj ngjarje nuk doja më të qëndroja te Sevilja edhe pse kisha një marrëdhënie të mirë me skuadrën. Nuk mund të rrija në një klub ku drejtori sportiv më sulmon fizikisht dhe të gjithë heshtën. Kështu zgjidha kontratën dhe ika”, tha Isco.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco