Neuer do t’i mungojë Bayernit edhe në fillim të sezonit të ri

Neuer do t’i mungojë Bayernit edhe në fillim të sezonit të ri

17:42, 16/07/2023

Manuel Neuer do të humbasë edhe fillimin e sezonit të ardhshëm. Kjo u konfirmua edhe nga trajneri Thomas Tuchel.

Portieri gjerman mbeti jashtë fushave që nga dhjetori i vitit të kaluar, kur theu këmbën gjatë skijimit.

Neuer pasi humbi pjesën e mbetur të sezonit të kaluar, ai do t’i mungojë Bayern Munichit edhe në fillim të sezonit të ri.

“Ne kemi nevojë për pak kohë dhe durim. Një rikthim në hapjen e Bundesligës ose Superkupë është ndoshta shumë ambicioz. Ne po kërkojmë dhe shpresojmë që ai të integrohet në gusht”, tha Tuchel.

Në ditët e ardhshme, Neuer do të vazhdojë të stërvitet individualisht dhe nuk do të udhëtojë me klubin si pjesë e turneut të tyre në Azi. 

“Ai do të alternojë mes stërvitjes individuale atletike dhe stërvitjes individuale të portierëve. Ky do të ishte kursi ideal”, shtoi Tuchel.

Bayerni ndeshjen e parë zyrtare për sezonin e ardhshëm do ta zhvillojë më 12 gusht, ndaj Leipzigut, në finalen e Superkupës së Gjermanisë.

Ndërsa, kampioni gjerman ndeshjen e parë në Bundesligë do ta ketë ndaj Werder Bremenit, më 18 gusht. 

Këto janë dy ndeshjet që Neuer pritet t’i humbasë dhe pastaj të rikthehet në portë.

Rikthimi i vonuar i 37-vjeçarit e lë Bayern Munichin në një situatë jo të mirë, pasi dy portierët tjerë; Alexander Nubel dhe Yann Sommer, pritet që të largohen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco