Talenti holandez rikthehet te PSG: Vlen 40, por vjen në Paris për vetëm 6 milion euro

Talenti holandez rikthehet te PSG: Vlen 40, por vjen në Paris për vetëm 6 milion euro

15:47, 16/07/2023

Paris Saint-Germain kthen nga PSV fëmijën e mrekullueshëm holandez Xavi Simons për vetëm 6 milionë euro.

PSG transferoi Simons nga akademia e Barcelonës kur ai ishte vetëm 16 vjeç dhe e shiti te PSV sezonin e kaluar.

Simons, ka luajtur për PSV-në në 34 ndeshje ku ka shënuar 19 gola dhe ka dhuruar 9 asistime, gjë që ishte një shenjë për drejtuesit e PSG-së se duhej ta kthenin atë në Parkun e Princave.

Çmimi i tregut të Simons, sipas vlerësimit të Transfermarkt, është deri në 40 milionë euro, por ai do të kthehet në Prince Park për vetëm 6.

Domethënë, gjatë shitjes, PSG-ja vendosi një klauzolë sipas së cilës mund ta kthejë brenda një sezoni për 6 milionë euro dhe pas sezonit fantastik që pati 20-vjeçari, drejtuesit e klubit parisien nuk hezituan asnjë sekondë.

Nëse Mbappe ose Neymar largohen, Simons do të ketë një shans për të luajtur, por nëse kjo nuk ndodh, PSG do ta dërgojë atë në huazim te një klub tjetër për një sezon, dhe klubi më i përfolur është ai i Leipzig.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco