VIDEO-SYRI TV Organizohet në Gjirokastër ‘Sky Diving Albania’, edicioni i 2-të i këtij aktiviteti

13:47, 16/07/2023

U organizua në Gjirokastër edicioni i katërt i ‘Sky Diving Albania’. Parashutistë vendas dhe të huaj, por edhe pilotë amator, morën pjesë në këtë aktivitet të vecantë të sporteve ajrore, duke e kthyer Gjirokastrën në një atraksion turistik edhe për këto sporte.

Nga SYRI TV

Rikthehet në Gjirokastër edicioni i katërt i ‘Sky Diving Albania’. Me shumë se 50 pilotë, kryesisht italian, kanë mbërritur në Gjirokastër për tu hedhur nga lartësia mbi 4200 metra.

Sipas vetë pilotëve, terreni i këtij vendi është i përshtatshëm për zhvillimin e sporteve ajrore. Por në këtë eveniment nuk kanë marrë pjesë vetëm pilotë profesionist, por edhe persona të tjerë, të apasionuarit pas sporteve ajrore.

Sipas organizatores Egestina Levani, këtë edicion ka patur një dyfishim të numrit të pjesëmarrësve.

Për të apasionuarit pas sporteve ajrore, kjo eksperiencë ka qenë emocionuese ndërsa të tjerë shprehen se ky sport duhet të ketë një shtrirje më të gjerë.

‘Ne po bëjmë sot ushtrime në ajër që ngjajnë me ato që bëjnë vërtetë ushtarakët. Këto janë ushtrime që organizohen nga shoqata e parashutistëve kombëtarë italianë. Kjo është  një shoqatë e përbërë nga ish-ushtarakë që vazhdojnë të merren me këto sporte dhe të mësojnë edhe të rinjtë’, tha njëri nga pjesëmarrësit.

Një tjetër pjesëmarrës u shpreh se, është përfaqësues i aktiviteteve për jashtë Italisë.

‘Këtu ambienti është i mrekullueshëm, zona është e përshtatshme për këtë aktivitet. Terreni është mjaft i mirë dhe gjithçka që na ka ofruar Gjirokastra për ta ushtruar këtë sport’, u shpreh ai.

Ky event përkon dhe me 18 vjetorin e Gjirokastrës në UNESCO, si dhe është një event që i shërben jo pak promovimit të turizmit në këtë qytet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco