Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Rrëfimi tronditës i Dele Allit, familjari i tij mohon gjithçka: Ka gënjyer, i kanë bërë lavazh truri! A mund të ketë gisht Gary Neville?

Rrëfimi tronditës i Dele Allit, familjari i tij mohon gjithçka: Ka gënjyer, i kanë bërë lavazh truri! A mund të ketë gisht Gary Neville?

13:15, 16/07/2023

Pak ditë më parë, ish-ylli i Tottenhamit Dele Alli u shfaq në një rrëfim ndryshe me ish-futbollistin e Manchester United, Gary Neville.

Ai deklaroi se nënën e ka pasur të alkoolizuar, se ishte adoptuar më pas nga një familje tjetër dhe gjithashtu se ishte dërguar në Afrikë për t’u disiplinuar.

Por një familjar i tij ka reaguar duke thënë se gjithçka në atë intervistë ishte një gënjeshtër. Në një intervistë për gazetën franceze OJBSPORT, familjari është shprehur së i kanë bërë lavazh truri.

“Dele nuk u adoptua kurrë nga askush. Në moshën 7- vjeçare, ai ndoqi një nga shkollat më të mira në Lagos, Nigeri. Ai nuk u dërgua kurrë në Afrikë për t’u disiplinuar. Është një gënjeshtër e hapur. Ai kishte një shofer që e merrte çdo ditë nga shkolla. Ne kemi të gjitha dokumentet dhe fotot e Deles me babain e tij që kur ai ka lindur si fëmijë. I kanë bërë lavazh truri”, është shprehur ai.

A mund të jetë Gary Neville personi i cili mund ta ketë shtyrë Dele Allin të thotë gënjeshtra?

Ish-futbollisti, Gary Neville, gjatë sezonin futbollistik jep opinione në TV dhe shpesh ndez debate me deklaratat e tij.

Pak kohë më parë, legjendari brazilian, Cafu e akuzoi Neville si person që paguhet për të thënë gënjeshtra dhe nga fjalët e njeriut të familjes së Alli, duket se ish-mbrojtësi i Man United mund ta ketë shtyrë Allin të thotë gënjeshtra.

Deklarata e Cafus: "Gary Neville paguhet për të thënë shumë gënjeshtra në TV. Kjo është arsyeja pse ai gjithmonë flet. Ai kurrë nuk fitoi asgjë të madhe në jetën e tij. Kush është ai, për të gjykuar mes Messit dhe Cristiano Ronaldos? Vetëm Ronaldinho, Pele, Platini dhe Zidane, mund të gjykojë mes këtyre lloj lojtarësh, sepse ata ishin të vetmit afër nivelit të tyre nëse jo të barabartë. Anglezët flasin shumë pa fituar".

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco