Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Presidenti i Lazios: Kaluam 18 vite bashkë! Taren nuk e hoqa unë, u largua se donte

Presidenti i Lazios: Kaluam 18 vite bashkë! Taren nuk e hoqa unë, u largua se donte

12:50, 16/07/2023

Presidenti i Lazios, Claudio Lotito është rikthyer për të folur për largimin e ish-drejtorit sportiv, Igli Tares.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për mediet italiane, Lotito theksoi se nuk e largoi ai shqiptarin nga Lazio, ndërsa shtoi se ishte një vendim që u mor nga vetë Tare.

“Nuk e hoqa unë, ai u largua dhe më erdhi keq në planin personal, njerëzor. Tetëmbëdhjetë vjet bashkë, një mik i madh dhe një njeri i shoqërisë. Një ditë ai më telefonoi dhe më tha se donte të largohej dhe se ishte mirënjohës për gjithçka që i kisha dhënë”-deklaroi kreu i Lazios.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco