“Si Muchachos”, Mesi prezantohet zyrtarish si futbollisti i Inter Majemit

“Si Muchachos”, Mesi prezantohet zyrtarish si futbollisti i Inter Majemit

21:04, 15/07/2023

Lionel Mesi nis tashmë edhe zyrtarisht aventurën e tij në futbollin amerikan. Ylli argjentinas, i cili kishte gjetur prej kohësh akordin me Inter Majemin, është prezantuar sot si lojtari më i ri i kësaj skuadre nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Ka qenë klubi i cili e ka prezantuar me një video ku shfaqet Mesi me fanellën e tij të re me numrin 10, para një muri të pikturuara me grafiti.

“Po çuna, shihemi në Majemi”, ishin fjalët e argjentinasit, duke nisur kështu etapën e tij amerikane, teksa është planifikuar që prezantimi para tifozëve dhe mediave të bëhet gjatë ditës së nesërme.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco