Jo vetëm tifozët e Interit, Lukakun nuk e duan as mbështetësit e Juve-s

Jo vetëm tifozët e Interit, Lukakun nuk e duan as mbështetësit e Juve-s

18:30, 15/07/2023

Merkato dhuron gjithmonë surpriza. Romelu Lukaku refuzoi miliona nga Arabia Saudite për të qëndruar tek Interi.

Ndërkohë që po shpresonte në arritjen e akordit mes zikaltërve dhe Chelsea, klubit që zotëron kartonin e tij, gjithçka ka marrë tjetër drejtim.

Me sulmuesin belg që është pranë Juventusit. 30-vjeçari i ka dhënë fjalën bardhezinjve, teksa që i ka mbyllur telefonin Interit.

Një gjë e tillë ka zemëruar popullin zikaltër, të cilët e cilësojnë Lukakun si mercenar që vrapon pas parave dhe më të urryerin.

Por, goleadorin e kombëtares belge nuk e duan as në Torino. Lajmi që ai do të transferohet te Juventusi, nuk ka krijuar aspak entuziazëm te tifozët e “Zonjës”.

Përkundrazi, mbërritja e Lukakun pritet të sjellë shitjen e serbit Vlahovic, zgjidhje të cilën ultrasit e Juves e cilësojnë pa lidhje. Dhe kanë shpërthyer në rrjetet sociale me kritikat ndaj drejtuesve.

Ka nga ata që e shijojnë faktin që ardhja e tij shkakton “dhimbje” në kampin e rivalëve të Interit, por pjesa dërrmuese janë kundër këtij investimi. Aq më tepër te një lojtar 30-vjeçar, i cili sezonet e fundit ka vuajtur dhe ka humbur shumë nga shkëlqimi që kishte.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco