Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

VIDEO/ Nga lojtari më shakaxhi te idhujt e fëmijërisë, rrëfehet Broja: Nuk i ndaj dot mes R9 dhe CR7

VIDEO/ Nga lojtari më shakaxhi te idhujt e fëmijërisë, rrëfehet Broja: Nuk i ndaj dot mes R9 dhe CR7

22:19, 14/07/2023

Armando Broja shpreson që të bëhet një nga protagonistët e fazës përgatitore te Chelsea që të bindë menjëherë trajnerin Maurizio Pochetino se meriton një vend te blutë londinezë. Edhe organizatorët e “FC Series”, turneu miqësor në Florida ku londinezët do të luajnë në javën e ardhshme ndeshje miqësore, duket se e mendojnë këtë pasi kanë zgjedhur sulmuesin shqiptar si një prej lojtarëve që të tregojë për publikun pak nga vetja.

Vetëm një javë para fillimit të aktivitetit, amerikanët kanë bërë një intervistë të shkurtër me sulmuesin shqiptar, duke e pyetur për gjërat argëtuese te Chelsea, por edhe për momentet e veçanta të karrierës së tij.

Kush është lojtari më shakaxhi në klub?

Raheem Sterling.

Kush ka ndikuar më shumë në karrierën tënde?

Mami dhe babi.

Cili lojtar kishte impaktin më të madh te ti?

Raheem Sterling.

Image

Pse?

Sepse ai është një njeri i këndshëm të kesh pranë. Ai ka dy anë të ndryshme të tij, mund të jetë shakaxhi, por njëkohësisht edhe të të përqafojë dhe të të ndihmojë.

Cila ka qenë arritja për të cilën je më krenar?

Padyshim të shpërtheja në ekipin e parë do të thosha.

Cili trajner kishte ndikimin më të madh në zhvillimin tënd?

Do të thosha Frenk Lampard, pasi ai më dha debutimin dhe më solli te skuadra e parë.

Kush ishte idhulli yt futbollistik kur ishe fëmijë?

Kam dy, Ronaldo “Fenomenin” dhe Cristiano Ronaldon. Nuk mund të zgjedh mes tyre ndaj duhet të them të dy.

Cili është kujtimi më i bukur duke veshur fanellën e Chelsea-t?

Padyshim goli im i parë për klubin.

Kundër kujt ishte?

Wolves, këtë nuk do ta harroj kurrë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco