Jo vetëm LeBron Xhejms, një tjetër yll i NBA bëhet aksioner i klubit të njohur anglez

Jo vetëm LeBron Xhejms, një tjetër yll i NBA bëhet aksioner i klubit të njohur anglez

13:55, 14/07/2023

Duket se investimet amerikane në futbollin anglez nuk kanë fund, ku aksionerë tashmë nuk po bëhen vetëm biznesmenët e njohur, por edhe shumë emra të mëdhenj të sportit.

I fundit që pritet të bashkohet në këtë rrugëtim është Rasëll Uestbruk.

Ylli i Los Anxhelos Klipërs do të jetë pjesë e “49ers Group” që do të blejë aksionet e Lids Junajtid, klubit që ra këtë sezon nga Premier Liga në Championship.

Një gjë të tillë e ka bërë më parë dhe LeBron Xhejms, i cili është pjesë e “RedBird Capital” kur kishte aksionet e Liverpulit, teksa tani ka aksionet e Milanit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco