Bonuçi zyrtarisht në shitje, veterani i mbrojtjes drejt rivalëve të Juves në Serinë A

Bonuçi zyrtarisht në shitje, veterani i mbrojtjes drejt rivalëve të Juves në Serinë A

11:45, 14/07/2023

Pasi i hoqi zyrtarisht shiritin e kapitenit, Juventusi ka nxjerrë zyrtarisht në shitje Leonardo Bonuçin, i cili pati një përplasje me drejtorin e ri sportiv Xhuntoli, pasi nuk ishte dakord me skemat e reja të Alegrit.

Veterani i mbrojtjes u shpreh disa muaj më parë se sezoni i ardhshëm do të jetë dhe i fundit në karrierën e tij profesioniste si futbollist dhe kjo gjë sërish duket se nuk e ka penguar interesin e klubeve të mëdha për të.

Siç bëjnë me dije mediat italiane, ai që e do në skuadër 36-vjeçarin është pikërisht Mauricio Sarri.

Ish-trajneri i Juventusit i ka kërkuar Lotitos që të bëjë çmos për të bindur Bonuçin që sezonin e ardhshëm të veshë fanellën e Lacios.

Duket se kjo ide i pëlqen dhe vetë italianit, i cili me bardhekaltërit mund të luajë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco