Nani kthehet në Turqi, firmos për Adana Demirsporin

Nani kthehet në Turqi, firmos për Adana Demirsporin

08:53, 14/07/2023

Klubi turk, Adana Demirspor, zyrtarizoi në orët e vona të së enjtes nënshkrimin e portugezit Nani. 36-vjeçari, i njohur ndërkombëtarisht për përvojën e tij te Manchester United në periudhën 2007-2014 ka firmosur kontratë të vlefshme për një sezon, me opsion rinovimin edhe një vit tjetër.

Kështu Nani është rikthyer në Turqi, ku ka përfaqësuar Fenerbahçen, në sezonin 2015-2016, me një rekord prej 47 ndeshjesh dhe 12 golash.

Nani është gjithashtu mes lojtarëve me më shumë ndeshje në kombëtaren e Portugalisë, pasi ka luajtur në 112 ndeshje dhe ka shënuar 24 gola.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco