Broja flet pas rikthimit në stërvitje me Chelsea-n: Jam shumë i lumtur, mezi po e pres sezonin e ri

Broja flet pas rikthimit në stërvitje me Chelsea-n: Jam shumë i lumtur, mezi po e pres sezonin e ri

18:14, 12/07/2023

Armando Broja ka lënë pas dëmtimin e rëndë që e mbajti larg fushave për një kohë të gjatë, teksa është rikthyer më i etur se kurrë për të treguar cilësitë e tij te Chelsea.

Ylli shqiptar ka dhënë së fundmi një prononcim për faqen zyrtare të klubit londinez, teksa shprehet i lumtur që ndodhet me ekipin për fazën përgatitore. Mes të tjerave Broja deklaron se do vetëm të kthehet përsëri në formën më të mirë dhe ta rinis nga aty.

“Është gjë e mirë të jesh përsëri mes djemve, mes grupit të lojtarëve. Ishte një periudhë e gjatë jashtë, nuk ishte e thjeshtë të qëndroja jashtë i vetëm, por jam i lumtur që jam përsëri me djemtë dhe po i gëzohem.

Kthim para kohe në stërvitje? Po, më dha atë forcën shtesë që duhet për të qenë me skuadrën në fazën përgatitore. Ndaj jam i lumtur dhe falënderues që munda të kthehesha më shpejt që të përgatitesha për fazën përgatitore.

Një sezon i rëndësishëm? Po, padyshim. Unë desha të përgatitesha, isha jashtë për një periudhë të gjatë kohe. Nuk është shpesh e thjeshtë kur ke dëmtime dhe gjëra të tilla, ndaj jam me të vërtetë i lumtur dhe falënderues që jam përsëri me grupin. Po, është një sezon i madh, një fazë përgatitore gjithashtu. Dua vetëm të kthehem përsëri në formën më të mirë dhe ta rinis nga aty”, deklaroi Broja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco