Refuzon çdo ofertë, mbrojtësi ëndërron të bëhet kapiten i Chelseat

Refuzon çdo ofertë, mbrojtësi ëndërron të bëhet kapiten i Chelseat

14:38, 11/07/2023

Chelsea po kalon një revolucion gjatë merkatos së verës, me shumë lojtarë të cilët janë larguar nga skuadra dhe shumë të tjerë të cilët janë bërë gati të largohen.

Por, në Londër jo të gjithë lojtarët mendojnë të largohen nga Chelsea, pasi ka edhe nga ata të cilët janë “të dashuruar” me fanellën dhe duan të shkruajnë historinë me “Blutë”.

Po flasim për Reece James, mbrojtës i djathtë, i cili në këtë merkato ka pasur ofertë edhe nga Real Madrid, por ai e ka refuzuar duke shprehur hapur dëshirën për të qëndruar te Chelsea.

Për 23-vjeçarin ka pasur gjithashtu interes nga disa klube angleze, që nuk janë bërë me dije, por lojtari i ka refuzuar të gjitha dhe së fundmi, klubi londinez ka deklaruar se nuk do të marrë parasysh asnjë ofertë në drejtim te James, pasi ky është vendimi i tij.

James dëshiron jo vetëm të shkruajë historinë me Chelsea-n, por edhe të bëhet kapiten i “bluve”, ndërsa është bërë gati për sezonin e ri, ndonëse edicionin e kaluar vuajti nga dëmtimet dhe zhvilloi vetëm 16 ndeshje në Premier League.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco