Liga e Konferencës/ Memelli i beson në Europë të rinjve, lista e Vllaznisë për turin e parë

Liga e Konferencës/ Memelli i beson në Europë të rinjve, lista e Vllaznisë për turin e parë

11:46, 11/07/2023

Vllaznia do të luajë në turin e parë të Ligës së Konferencës dhe përballë do të ketë skuadrën nga Irlanda e Veriut, Lindfild. Kuqeblutë do të luajnë fillimisht në transfertë ditën e enjte dhe më pas do të presin kundërshtarin në “Loro Boriçi” një javë më vonë.

Për këtë takim, trajneri Migen Memelli ka dorëzuar në UEFA edhe listën me lojtarët që do të jenë të gatshëm për të provuar kualifikimin.

Ndryshe nga sezoni i fundit në kampionat apo edhe në Europë, kuqeblutë kanë një listë me shumë emra të rinj, si në afrime ashtu edhe në moshë.

Nga sezoni i shkuar, janë vetëm Juriç, Hakaj, Mala, Balaj e Çoba nga liderët ndërkohë që ka edhe shumë lojtarë nga akademia por edhe afrimet e reja.

Redon Dragoshi, Ildi Gruda, Darko Dodev apo edhe Konstantin Çeshmedjiev do të debutojnë me kuqeblutë në Europë.

ImageImageImageImage

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco