Juve i kërkon 10 milionë për Pogban, i cili ka super-ofertë nga Arabia Saudite

Juve i kërkon 10 milionë për Pogban, i cili ka super-ofertë nga Arabia Saudite

10:24, 11/07/2023

Paul Pogba është ylli i radhës evropian që po kërkohet në Arabinë Saudite.

Mesfushori francez ka marrë një ofertë të majme nga Al Ahli.

Sipas mediave italiane, futbollistit të Juventusit i është ofruar një kontratë trevjeçare, ndërsa në këtë periudhë ai do të paguhej 100 milionë euro.

Tashmë mbetet të shihet vendimi i lojtarit, i cili ka dështuar në eksperiencën e dytë në Torino pasi u rikthye nga Manchester United.

Juve nuk do të bënte “mur” në këtë aspekt, por që gjiganti italian i ka kërkesat e tij.

Bardhezinjtë kërkojnë 10 milionë euro për njërin prej mesfushorëve më të mirë në botë.

Pogbanë kohëve të fundit nuk e kanë lënë rehat dëmtimet dhe ai ka luajtur shumë pak në sezonin 2022-2023.

Përfaqësuesi francez mund të jetë vetëm njëri prej shumë yjeve që po përfundojnë në Pro Saudi League. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco