Një përforcim nga rivalët e qytetit, Dinamo prezanton lojtarin më të ri

Një përforcim nga rivalët e qytetit, Dinamo prezanton lojtarin më të ri

17:10, 10/07/2023

 

Pas rikthimit në “Abissnet Superiore”, Dinamo ka përforcuar skuadrën me një transferim nga rivalët e qytetit. Jocelin Behiratche është përforcimi më i ri i “bluve” të kryeqytetit në repartin e prapavijës.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Dinamo përmes një postimi në rrjetet sociale ku prezantohet mbrojtësi 23-vjeçar. “FC Dinamo njofton se Jocelin Behiratche është zyrtarisht pjesë e 18 herë kampionëve.

23-vjeçari që luan në mbrojtje vjen tek blutë pas 3 sezoneve të suksesshme me ekipin e Tiranës dhe ditën e sotme do të vihet menjëherë nën urdhrat e stafit teknik.”, shkruhet në faqen zyrtare të Dinamos.

Në janarin e vitit 2021, Behiratche u transferua te Tirana nga skuadra e Giorgione së Italisë. Me fanellën bardheblu, mbrojtësi nga Bregu i Fildishtë arriti të fitojë 1 herë titullin kampion dhe 1 Superkupë Shqipërie.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco