Pësoi hemorragji në tru, klubi i Ajax tregon gjendjen e legjendës Van der Sar

Pësoi hemorragji në tru, klubi i Ajax tregon gjendjen e legjendës Van der Sar

13:35, 08/07/2023

Viktimë e një hemorragjie në tru në Kroaci teksa ishte me pushime me familjen e tij, Edwin van der Sar ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Ish-drejtori i futbollit i Ajax Amsterdamit, lavdia e dikurshme e Manchester United e gjen veten, për fat të keq, në qendër të lajmeve. Në një mesazh të postuar në llogarinë e tij zyrtare në Twitter, klubi holandez ka dhënë lajmin për ish-menaxherin e tij.

 

“Edwin van der Sar do të mbetet në kujdesin intensiv për momentin. Gjendja e tij është stabile por ende shqetësuese. Ajax ndajnë këtë informacion në emër të Annemarie van der Sar, gruaja e Edvinit. Familja Van der Sar, si dhe Ajax, janë mirënjohës dhe të prekur thellë nga mesazhet e shumta të mbështetjes .

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco