Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Interi blen përfundimisht kartonin e qendërmbrojtësit

Interi blen përfundimisht kartonin e qendërmbrojtësit

22:37, 07/07/2023

Francesco Acerbi mbetet futbollist zikaltër. Klubi milanez njoftoi këtë të premte se ka ushtruar të drejtën e blerjes përfundimtare të kartonit të qendërmbrojtësit, i cili ishte i huazuar nga Lazio.

Zyrtarizimi vjen në një javë shumë të rëndësishme nga pikëpamja e njoftimeve zyrtare, me rinovimet e Bastonit dhe Calhanoglusë dhe blerjet e Frattesit dhe Thuramit.

35-vjeçari ka dhënë kontributin e tij në fushë në plot 44 ndeshje sezonin që sapo u mbyll: 31 herë në Serinë A, në një rast në Kupën e Italisë dhe në 12 ndeshje në Champions League.

Spikati sidomos në finalen e Championsit, pavarësisht humbjes ndaj Mancheser City-t në mbulimi e Erling Haalandit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco