I shënon Anderlehtit, ish-sulmuesi i Shpresave vazhdon të shkëlqejë me klubin kroat

I shënon Anderlehtit, ish-sulmuesi i Shpresave vazhdon të shkëlqejë me klubin kroat

21:11, 07/07/2023

Indrit Tuci është kthyer në një nga lojtarët bazë të skuadrës së Lokomotiv Zagreb, duke qenë tashmë pikë fikse e formacionit të ekipit kroat.

Një besim që 22-vjeçari po e shpërblen me paraqitje të mira dhe me gola, duke shënuar rregullisht që në fazën përgatitore me ekipin.

Dy golat e pak ditëve më parë të shënuar ndaj Domzhales, janë pasuar nga një gol tjetër sot në ndeshjen miqësore ndaj një kundërshtari më të fortë, siç është Anderlehti.

Ai ishe titullar në ndeshjen e sotme, ashtu si edhe mbrojtësi Jon Mersinaj, teksa në minutën e 55-të të takimit që u luajt në Belgjikë ku Lokomotiva Zagreb po kryen fazën përgatitore, gjeti golin e rezultatit të përkohshëm 2-1, ndërsa ndeshja më pas u mbyll me shifrat 3-1 për ekipin belg.

Ky do të jetë sezoni i 6-të i sulmuesit 22-vjeçar në radhët e klubit kroat, ku ai ka kaluar të gjithë karrierën si profesionist.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco