Dikur kushtonte 80 milionë euro, sot e refuzon edhe Monza

Dikur kushtonte 80 milionë euro, sot e refuzon edhe Monza

17:13, 07/07/2023

Arthur Melo u rikthye te Juventusi pas huazimit aspak të suksesshëm te Liverpooli, me mesfushorin brazilian që nuk ia doli të debutonte në Premier League me skuadrën e Jurgen Klopp.

Për shkak të një dëmtimi të rëndë që e mbajti larg fushave deri në muajin shkurt. Dhe më pas për zgjedhje teknike të trajnerit gjerman.

As Juventusi nuk preferon ta mbajë në skuadër. 26-vjeçari nuk bën pjesë në planet e Max Allegrit, ndërkohë që shërbimet e tij i janë propozuar Monzës.

Por, as te Monza nuk e duan. Drejtuesit e Juventusit propozuan huazimin e brazilianit, duke marrë përsipër të paguanin pjesën më të madhe të pagës së tij.

“Jo, faleminderit”, ishte përgjigja e marrë nga Monza, me Arthur që duhet të shohë opsione të tjera për sezonin e ri.

“Më tërheq shumë kampionati spanjoll, pasi jam përshtatur mjaft mirë në La Liga. Mund t’i jap vetes një tjetër shans nëse rikthehem në Spanjë.

Preferoj të kaloj tek një ekip që e bazon lojën te qarkullimi i topit”, deklaronte ditë më parë mesfushori.

Arthur u bë pjesë e një shkëmbimi mes Juves dhe Barcelonës në shtatorin e vitit 2020.

Bardhezinjtë italianë paguan rreth 80 milionë euro për kartonin e tij, ndërkohë që në “Camp Nou” zbarkoi Miralem Pjanic.

Karriera e Arthur ka shkuar në zbritje që prej atij momenti. Sot nuk e do askush, madje as Monza, dhe ai po vuan për të gjetur një sistemim të ri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco