U rikthye sërish te Bayern pas huazimit, Sabitzer mund të transferohet në Itali

U rikthye sërish te Bayern pas huazimit, Sabitzer mund të transferohet në Itali

16:34, 07/07/2023

Pas një aventure 6-mujore si i huazuar tek Manchester United, Marcel Sabitzer është rikthyer tashmë tek Bayern Munchen. Mirëpo, e ardhmja e mesfushorit austriak pritet të mos jetë në Bundesligë.

Për herë të parë në karrierën e tij, 29-vjeçari pritet të jetë pjesë e kampionatit italian. Siç raporton “Sportmediaset”, Sabitzer është një emër konkret për të përforcuar mesfushën e Romës.

Në 18 paraqitje me Manchester United në të gjitha kompeticionet, mesfushori i kombëtares së Austrisë arriti të realizojë 3 gola me fanellën e “djajve të kuq”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco