Përshtypjet e para në Angli dhe lamtumira nga Milan, rrëfimi i gjatë nga Tonali

Përshtypjet e para në Angli dhe lamtumira nga Milan, rrëfimi i gjatë nga Tonali

08:54, 07/07/2023

Sandro Tonali është një nga goditjet e bujshme të kësaj merkatoje verore teksa u largua nga Milan me destinacion Newcastle për shifrën e 70 milionë eurove. Kuqezinjtë nuk mundën t’i rezistonin ofertës së anglezëve dhe hoqën dorë nga një prej atyre lojtarëve që cilësohej si simbol i së ardhmes.

Tashmë, në vigjilje të eksperiencës së tij me “The Magpies”, në një rrëfim për “TMW”, Tonali thekson se është gati për një kampionat si Premier League ndërsa nuk harron Milanin dhe thekson se do të mbetet përgjithnjë një tifoz i kuqezinjve.

“Përshtypjet e para mbi këtë aventurë të re janë shumë pozitive, kam njohur njerëz të cilët më kërkonin me çdo kusht dhe që mezi presin të punojnë me mua. Zgjedhja për t’u larguar nga Milani është një nga më të vështirat e karrierës sime, por ishte diçka që duhej bërë në këtë moment dhe kështu ndodhi.

Milan më priti si një djalë dhe do t’i jem mirënjohës gjithmonë, i falenderoj dhe i uroj më të mirën shokëve dhe atyre me të cilët punova. Do të jem një tifoz i Milanit për gjithë jetën, por Neëcastle ishte një zgjedhje që duhej bërë. Shpresoj që një ditë të rikthehem te Milani dhe t’i shoh tifozët të lumtur”, u shpreh Tonali.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco