Lajmi i fundit

LIVE/ Protestë para bashkisë së Tiranës kundër korrupsionit

Nuk ka luajtur asnjë minutë, por në llogarinë e Man City-t do të derdhen 22 milionë euro

Nuk ka luajtur asnjë minutë, por në llogarinë e Man City-t do të derdhen 22 milionë euro

15:21, 06/07/2023

Një futbollist që nuk ka luajtur asnjë minutë për Cityn do të transferohet në një tjetër klub për 22 milionë euro

Sipas britanikes Sky Sports, skuadra e sapongjitur në Premier League, Burnley, është shumë pranë transferimit të portierit të Manchester Cityt, James Trafford për një shumë prej 22 milionë eurosh.

Interesant është fakti se 20 vjeçari anglez nuk ka luajtur asnjë minutë në ekipin e parë të Qytetarëve, por skuadra e Vincent Kompany ofroi një shumë të majme për transferimin e portierit që as nuk debutoi në skuadrën e Pep Guardiolës.

Krahas shumës që do të marrë nga Burnley, Manchester City siguroi 20 për qind të transferimit të mundshëm të ardhshëm të James Trafford dhe përfshinë një klauzolë blerjeje në kontratë.

Trafford aktualisht është me kombëtaren e Anglisë në Kampionatin Europian U-21, ku arritën në finale dhe do të luajnë kundër Spanjës. Ai nuk ka pësuar gol në pesë paraqitje me anglezët në Europianin U-21.

Portieri anglez sezonin e kaluar luajti për Bolton, me të cilët arriti në gjysmëfinale të play-off-it të Champions League.

Image

Për shembull, transferimi i Eduardo Mendy nga Chelsea te Al Ahli kushtoi vetëm 19 milionë euro.

 

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco