Ditë zyrtarizimesh te PSG, prezantohet edhe Marco Asensio

Ditë zyrtarizimesh te PSG, prezantohet edhe Marco Asensio

15:01, 06/07/2023

Dita zyrtarizimesh te Paris Saint-Germain. Pas Milan Skriniar, wshtw Marco Asensio lojtari i radhës që ka firmosur me klubin parisien.

Ish-anësori ofensiv i Real Madrid ka nënshkruar një kontratë trevjeçare me klubin francez.

Asensio mbërriti te Real nëntë vjet më parë nga Mallorca, dhe i kaloi dy sezonet e para në huazim në klubin nga ai erdhi dhe te Espanyol.

Që nga viti 2016, ai ka qenë vazhdimisht titullar në klubin madrilen, duke shënuar 57 gola në 248 paraqitje dhe duke fituar 17 trofe.

Megjithëse Reali donte të mbante Asension, kushtet që i ofruan dhe minutat e pakta të luajtura sezonin e kaluar ishin vendimtare që sulmuesi të vendoste të largohej nga Madridi.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco