Një tigër i ri në qytet, Elbasani zyrtarizon afrimin e dy herë kampionit të Superiores

Një tigër i ri në qytet, Elbasani zyrtarizon afrimin e dy herë kampionit të Superiores

13:50, 06/07/2023

Edon Hasani do të jetë pjesë e AF Elbasanit duke nisur nga sezoni i ri. Mesfushori i cili ishte pjesë e Kastriotit edicionin e shkuar është prezantuar nga skuadra e cila u ngjit në Kategorinë e Parë. AF Elbasani po ndërton një skuadër pretendente dhe ka nxjerrë shpallur si objektiv ngjitjen në elitë.

Hasani shton cilësinë në mesfushë, pasi bëhet fjalë për një lojtarë me shumë eksperiencë, që ka luajtur me shumë skuadra në Shqipëri dhe jo vetëm. Shkodrani ka qenë pjesë e Kukësit, Vllaznisë, Tiranës dhe Partizanit krahas Kastriotit, ndërkohë ka pasur disa eksperienca dhe në Iran, Rumani dhe Bullgari.

Hasani u prezantua me anë të një video epike, ku paralelisht ecjes së tij drejt fushës, shfaqet një tigër që ngjit malin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco