FOTO-VIDEO/ Ka kushtuar 300 milionë euro, shikoni si duket qendra e re stërvitore e PSG-së

FOTO-VIDEO/ Ka kushtuar 300 milionë euro, shikoni si duket qendra e re stërvitore e PSG-së

09:31, 06/07/2023

PSG, do ta nisë sezonin e ri me një trajner të ri (Luis Enrique-n), por edhe me një qendër të re stërvitore me vlerë 300 milionë euro.

Përpara prezantimit të djeshëm të ekspertit spanjoll Luis Enrique, gazetarët e pranishëm patën mundësinë të vizitojnë ambientet e reja të PSG-së, e cila përbëhet nga një hapësirë ​​banimi e rezervuar për lojtarët, një dhomë zhveshjeje rrethore ultra-moderne, një zonë stërvitore dhe një palestër të madhe.

Gjithçka është e dizajnuar deri në detajet më të vogla, me vëmendje të veçantë i kushtohet elegancës dhe komoditetit, duke përfshirë katin e sipërm ku dhomat luksoze do të mirëpresin lojtarët dhe stafin gjatë periudhës së pushimit.

PSG ka investuar gjithsej 300 milionë euro në ndërtimin e kësaj qendre për të përmirësuar performancën e futbollistëve, një nga më të bollshmet dhe komode në botë.

Gjithashtu u ndërtuan 17 fusha futbolli për 180 sportistë dhe një staf prej rreth 100 personash.

Paris Saint-Germain shpreson të nisë një cikël të ri me shumë suksese nën drejtimin e Luis Enrique. Ish-trajneri i Barcelonës pasoi dje Christophe Galtier, të cilit i është ndërprerë kontrata me pëlqim të dyanshëm.

Lojtarët e PSG-së do t'i rikthehen stërvitjes në qendrën e re stërvitore nga e hëna e 10 korrikut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco