Milani bën ofertën e përmirësuar për Christian Pulisic

Milani bën ofertën e përmirësuar për Christian Pulisic

17:01, 05/07/2023

Chelsea ka marrë një ofertë të re dhe të përmirësuar për futbollistin amerikan, Christian Pulisic.

Milani ka ofruar 22 milionë euro për mesfushorin, të cilin duan ta kenë në skuadër për sezonin e ri.

Klubi italian fillimisht ofroi 14 milionë euro për 24-vjeçarin, mirëpo Lyoni ndërhyri për të ofruar 25 milionë euro.

Sidoqoftë, Pulisic e ka shprehur preferencën e tij se dëshiron të luajë për Milanin dhe Chelsea nuk mund të arrinte marrëveshje me klubin francez pa vullnetin e lojtarit.

Besohet se Blutë janë të gatshëm të pranojnë oferta mbi 20 milionë euro që do të thotë se gjasat janë të mëdha që ta pranojnë ofertën e re të klubit nga Serie A.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco