Verë e 'zjarrtë' te Arsenali: Afrojnë përforcimin e tretë 'big', kanë shpenzuar gjithsej 225 milionë euro

Verë e 'zjarrtë' te Arsenali: Afrojnë përforcimin e tretë 'big', kanë shpenzuar gjithsej 225 milionë euro

15:48, 05/07/2023

Mbrojtësi holandez Jurrien Timber do të bëhet lojtar i ri i Arsenalit, i cili është përforcimi i tretë i madh i Topçinjve për sezonin e ri.

Timber, do të vijë në “Emirates Stadium” nga Ajax në një transfertë prej 40 milionë eurosh, me pesë milionë euro që do të paguhen në formën e bonuseve.

22-vjeçari, i cili konsiderohet si një nga më të talentuarit në Europë, do të nënshkruajë kontratë deri në verën e vitit 2028, ndërsa më herët ka folur drejtpërdrejtë për një transferim te Arsenali sepse ishte i kënaqur me projektin e klubit që i prezantoi menaxheri Mikel Arteta dhe drejtori sportiv Edu.

Ardhja e këtij lojtari është vetëm një tregues se Arsenali do të jetë shumë serioz në sezonin e ardhshëm dhe se pas një tentative të pasuksesshme sezonin e kaluar, do të tentojë që ta rrëzojë nga froni Manchester Cityn.

Arsenali ka paguar më parë 115 milionë euro për transferimin e Declan Rice nga West Ham, që është edhe shuma më e madhe e paguar për një lojtar britanik dhe nënshkrimi i parë i verës ishte lojtari i Chelseat, Kai Havertz, për të cilin u paguan 70 milionë euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco