Mourinho futet mes Milanit dhe Interit, gati t’u rrëmbejë objektivin e merkatos

Mourinho futet mes Milanit dhe Interit, gati t’u rrëmbejë objektivin e merkatos

22:08, 04/07/2023

Jose Mourinho kërkon që Roma e tij këtë vit të jetë protagoniste në Serinë A, ndaj ka planifikuar lëvizje të rëndësishme në merkato.

Dhe padyshim lëvizjet më të mira për klubin kryeqytetas që ka një buxhet të kufizuar, janë ato me parametër zero.

Pasi ka parë t’i largohet Fratesi, i cili do të transferohet tek Interi, trajneri portugez ka udhëzuar klubin që të nisë kontaktet me Daiçi Kamada.

Futbollisti mendohej se do të bashkohej me Milanin por së fundmi ka kontaktuar edhe me Interin.

Roma po mendon t’i bëjë një ofertë japonezit me përfaqësuesit e të cilit ka komunikuar në ditën e fundit pasi ka mundësinë që të shpenzojë për rrogën e futbollistit, meqë vjen me parametër zëro.

Miqësia që Kamada ka me Ndiçka, një tjetër afrim i verdhekuqve, mund të shtyjë në mbylljen e shpejtë të marrëveshjes.

Më pas, kryeqytetasit do të hedhin sytë drejt një tjetër emri që i intereson sidomos Milanit, Alvaro Morata, për të cilin Mourinho ka simpati dhe mendon se mund të bëjë mirë në vijën e parë të sulmit që do të bëhet thuajse nga e para në këtë edicion.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco