Lajmi i fundit

LIVE/ Punimet e Konventës Kombëtare të Partisë së Lirisë

Sulmuesi shqiptar kryen vizitat mjekësore te klubi i Serisë A

Sulmuesi shqiptar kryen vizitat mjekësore te klubi i Serisë A

19:22, 04/07/2023

Një tjetër futbollist shqiptar i bashkohet klubeve të Serisë A.

Sulmuesi 21-vjeçar, Marvin Çuni, pritet të zyrtarizohet në radhët e klubit të Frosinones në elitën e futbollit italian.

Djaloshi shqiptar, i cili në të kaluarën ka veshur fanellën e U19 të Shqipërisë, vjen nga Gjermania ku së fundmi ka luajtur me Paderborn dhe Sarbruken.

Ai ka kaluar vizitat mjekësore me klubin italian dhe pritet që të firmosë marrëveshjen trevjeçare me skuadrën italiane.

Çuni është një emër i njohur edhe në Shqipëri pasi është vlerësuar si një talent i jashtëzakonshëm që kur shpërtheu në akademinë e Bayern Munchen.

Ai ishte një emër që u mor gjatë në konsideratë edhe nga FSHF, duke u përfshirë në moshë të re në kombëtaret e moshave.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco