Lajmi i fundit

LIVE/ Punimet e Konventës Kombëtare të Partisë së Lirisë

Zyrtare/ Dinamo nënshkruan me sulmuesin 25-vjeçar

Zyrtare/ Dinamo nënshkruan me sulmuesin 25-vjeçar

18:42, 04/07/2023

 

Dinamo vazhdon fushatën e prezantimeve të lojtarëve të rinj që do të jenë nën urdhrat e Dritan Mehmetit për sezonin e ardhshëm në “Abissnet Superiore”. I fundit që është prezantuar është sulmuesi Luis Kaçorri i cili largohet kështu nga Bylis për të nisur një aventurë të re në kryeqytet.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi i Dinamos me anë të një postimi në rrjetet sociale.

“Luis Kaçorri është lojtari më i ri i bluve!

FC Dinamo njofton arritjen e marrëveshjes me klubin e Bylis për transferimin e sulmuesit Kaçorri në kryeqytet.

25-vjeçari e ka zhvilluar karrierën e tij në Itali, ndërsa tek Dinamo vjen pas një eksperience në superiore me ekipin ballshiot”, shkruhej në postimin e Dinamos në rrjetet sociale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco