Lajmi i fundit

LIVE/ Punimet e Konventës Kombëtare të Partisë së Lirisë

Boks/ Kristian Prenga rikthehet në ring, ndaj kolumbianit Geles për suksesin e radhës

Boks/ Kristian Prenga rikthehet në ring, ndaj kolumbianit Geles për suksesin e radhës

18:42, 04/07/2023

Kristian Prenga rikthehet në ring në mesin e muajit korrik, për të ndezur “Atlantic City” me një tjetër sfidë të madhe.

Boksieri kuqezi do të duelojë për titullin WBA. 32-vjeçari do të ndeshet me kolumbianin Santander Silgado Gelez.

Gelez është një kundërshtar me eksperiencë, teksa në karrierën e tij ka arritur që të marrë 32 fitore, prej të cilave 26 me “knock out”.

Megjithatë, Prenga është besimplotë se në “Boardwalk Hall” do të arrijë fitoren e 14-të në karrierën e tij si profesionit, teksa deri më tani të 13 fitoret e arritura i ka regjistruar me “knock out”.

Boksieri nga Mirdita synon që të festojë sërish me tifozët kuqezi që ndodhen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për një tjetër sukses madhështor, që të marrë me vete një tjetër titull të rëndësishëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco