Lajmi i fundit

LIVE/ Punimet e Konventës Kombëtare të Partisë së Lirisë

Basketboll/ Trajneri Afrim Bilali jep dorëheqjen nga kombëtarja e meshkujve

Basketboll/ Trajneri Afrim Bilali jep dorëheqjen nga kombëtarja e meshkujve

18:11, 04/07/2023

Afrim Bilali nuk është më trajner i kombëtares shqiptare të basketbollit të meshkujve.

43-vjeçari shkodran ka dhënë dorëheqjen, duke e njoftuar këtë gjë me anë të një postimi të bërë në rrjetet sociale.

Një largim që vjen vetëm pak ditë para grumbullimit të Shqipërisë për ndeshjet kualifikuese të Kampionatin Europian 2025, me kuqezinjtë duhet të nisin përgatitjet më 10 korrik.

Trajneri bën të ditur se shkaku i dorëheqjes është mos plotësimi i kushteve të dakordësuara nga ana e federatës, por pa dhënë shumë detaje.

Postimi i plotë i trajnerit Bilali

“Miq, për arsye të mos plotësimit të kushteve të dakortësuara më parë, jam i detyruar të jap dorëheqjen nga ekipi kombëtar. Ka qenë kënaqësi dhe privilegj të punoj me çdo kënd prej jush që ka qenë pjesë i këtij rrugëtimi me mua”, shkruan Bilali në postimin e tij në “Facebook”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco