Gerrard trajner i Al Ettifaq në Arabinë Saudite

Gerrard trajner i Al Ettifaq në Arabinë Saudite

18:08, 03/07/2023

Steven Gerrard ka marrë drejtimin e skuadrës saudite, Al Ettifaq, ku do të ketë në dispozicion miliona për të ndërtuar një ekip me yje.

Legjenda e Liverpoolit, fillimisht kishte refuzuar të marrë drejtimin e klubit në Saudi Pro League, por ka ndryshuar mendje duke nënshkruar kontratë.

Caktimi i ish-mesfushorit anglez në rolin e trajnerit të Al Ettifaq është zyrtarizuar nga klubi saudit.

 Lexo po ashtuShkoi në Arabi për të nënshkruar kontratën, por Gerrard zbulon kushtin e çuditshëm të klubit arab dhe refuzoi ofertën e tyre

Te klubi i ri, Gerrard pritet të ndiqet nga emra të njohur të futbollit evropian, të cilët janë duke e zgjedhur Arabinë Saudite si destinacion për ta vazhduar karrierën e tyre.

Superylli portugez, Cristiano Ronaldo (Al Nassr), ishte nismëtari i një ndryshimi të madh në futbollin saudit, ku kanë zgjedhur të shkojnë futbollistë dhe trajnerë shumë të njohur, derisa shumë të tjerë pritet t’i bashkëngjiten Saudi Pro League.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco