Lajmi i fundit

LIVE/ Komisioni Hetimor për trajtimin e të dhënave të sistemit TIMS

Norwich City rrit vlerën e Milot Rashicës, tani kërkon 10 milionë euro

Norwich City rrit vlerën e Milot Rashicës, tani kërkon 10 milionë euro

12:46, 03/07/2023

E ardhmja e futbollistit të Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, mbetet ende në pikëpyetje.

Rashica ka përfunduar huazimin e tij njëvjeçar te Galatasaray dhe është rikthyer te klubi që e ka në pronësi kartonin e tij, Norwich City.

Mediat turke “Sabah” dhe “Fanatik” raportojnë se dëshira e lojtarit është të transferohet në Turqi te Galatasaray, teksa në garë për shërbimet e tij ka hyrë edhe rivali më i madh i kampionëve të Turqisë, Fenerbahce.

Norwich City kërkonte 8 milionë euro për lirimin e Rashicës, i cili ka kontratë edhe dy vite me klubin anglez.

Megjithatë, sipas raportimeve të fundit Norwich City po kërkon 10 milionë euro.

27-vjeçari nga Vushtrria iu bashkua Norwich Cityt nga Werder Bremeni në vitin 2021 për 11 milionë euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco