Shikoni çfarë i bën djali i Messit kundërshtarëve në fushë, tashmë po krahasohet me të atin

Shikoni çfarë i bën djali i Messit kundërshtarëve në fushë, tashmë po krahasohet me të atin

10:11, 01/07/2023

Djali i dytë i Lionel Messit quhet Mateo dhe ai është një adhurues i madh i lojës së top-këmbës, dhe duke gjykuar nga video nga një turne mini-futbolli ku mori pjesë, ai pritet të ketë një karrierë të lakmueshme duke ndjekur kështu hapat e babai të tij të famshëm.

Është një thënie e njohur që molla nuk bie shumë larg pemës dhe videoja në fjalë është dëshmia më e mirë për këtë.

Mateo është tetë vjeç dhe tashmë me driblimin e tij i ngjan në mënyrë perfekte babait të tij legjendar, fitues i shtatë Topave të Artë.

Në turne, kamerat regjistruan Messi Jr duke stopuar topin, duke e kthyer dhe duke e futur poshtë këmbëve të njërit prej kundërshtarëve të tij me një lëvizje të shpejtë.

Pas kësaj, një tjetër mbrojtës iu afrua, por Mateo e eliminoi lehtësisht nga loja me një fallco dhe vazhdoi marshimin drejt portës.

Për momentin, video është bërë një sensacion i vërtetë në internet dhe tashmë është parë nga më shumë se 1.3 milionë njerëz, dhe është e qartë pse.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco