Leclerc zbulon të ardhmen e tij në Formula 1

Leclerc zbulon të ardhmen e tij në Formula 1

11:01, 30/06/2023

Piloti monogask Charles Leclerc në prag të garës së Austrisë që zhvillohet këtë fundjavë, ka folur për të ardhmen.

Kontrata e tij me Ferrarin skadon në vitin 2024, ndërkohë që është përfolur shpesh për një largim nga “kokëkuqja” për të shkuar te Mercedesi.

“Të jem i sinqertë, nuk kam menduar kurrë për opsione të tjera veç Ferrarit. Ka ende shumë kohë deri në fundin e kontratës dhe ky nuk është momenti i duhur për të folur. Ferrari është skuadra që më ndihmoi për të qenë ky pilot që jam sot. Gjithnjë kam qenë i kënaqur që jam këtu. E dua Ferrarin dhe ndihem i lumtur këtu”, tha Leclerc.

“Mercedes? Nuk kam folur kurrë me ta, të paktën deri më tani”, ishte fraza që solli mjaft panik te Ferrari disa kohë më parë në lidhje me të ardhmen e Charles.

“Ajo deklaratë u keqinterpretua. Nuk u vë veshin shumë këtyre deklaratave, por jam përqendruar te pilotimi dhe të jem sa më kompetitiv me Ferrari”, tha monogasku.

“Nuk kemi asnjë nxitim për të diskutuar për të ardhmen këtë dimër, pasi ka ende edhe një vit e gjysmë kohë deri në fundin e kontratës. Me skuadrën kemi biseduar për disa probleme, gjëra që janë normale. Po përpiqemi që të bashkojmë gjërat si në një “pazëll” për të rritur potencialin e makinës, gjëra që në fillimin e sezonit nuk i kishim”, u shpreh Leclerc.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco