Sportistët e Koresë së Jugut janë zyrtarisht një vit më të rinj nga sot, ja pse

Sportistët e Koresë së Jugut janë zyrtarisht një vit më të rinj nga sot, ja pse

22:50, 29/06/2023

Sportistët nga Koreja e Jugut nga sot janë zyrtarisht një vit më të rinj, pasi autoritetet e këtij vendi vendosën të ndryshojnë metodat tradicionale të numërimit të viteve, duke kaluar në një metodë të njohur nga shumica e popullsisë së botës.

Ligji i ri shfuqizon sistemin tradicional me të cilin deri më tani koreano-jugorët konsideroheshin një vjeç që në momentin e lindjes, duke llogaritur kohën e kaluar në bark.

Kështu, foshnjat që lindën në ditën e fundit të vitit të vjetër, 1 janar, u bënë dy vjeç. Prandaj, ata do të kishin një vit në lindje dhe do të mbushnin dy në ditën e parë të vitit të ri.

Një sistem tjetër i shtonte një vit moshës çdo 1 janar, në vend të ditëlindjeve reale të qytetarëve të tyre.

Për shembull, futbollisti më i mirë në këtë vend dhe ylli i Tottenhamit, Heung-Min Son, do të jetë 31 vjeç, siç llogaritet në pjesën më të madhe të botës, në vend të 32 viteve që do të kishte mbushur më 8 korrik sipas ligjit të vjetër.

Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, bëri përpjekje të forta për ndryshim kur kandidoi për postin vitin e kaluar.

Kalimi në llogaritjen e moshës bazuar në datën e lindjes hyri në fuqi të mërkurën.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco