'Nuk ka të bëjë fare me paratë', ja pse Mbappé kërkon të largohet nga PSG

'Nuk ka të bëjë fare me paratë', ja pse Mbappé kërkon të largohet nga PSG

20:13, 29/06/2023

 

E ardhmja e pasigurt e Kylian Mbappe ka qenë tema e madhe e verës në tregun e transferimeve, që kur francezi njoftoi synimin e tij për të vazhduar te PSG edhe sezonin e ardhshëm, por jo përtej qershorit 2024. Kjo situatë e ka vënë në telashe klubin parizien, i cili mendon vetëm dy opsione: ose rinovim, ose ta shesë këtë verë. Opsioni i tretë nënkupton largimin falas të 24-vjeçarit, i cili nga janari 2024 mund të negociojë vetë dhe i pakushtëzuar prej askujt me cilindo klub që dëshiron.

Ndërkohë, Real Madridi, i cili ka vite që e kërkon yllin nga Bondy, pret ngjarjet në “Parce des Prínces” për të zbuluar nëse mund të paraqesë një ofertë këtë verë. Protagonisti i fundit në botën e futbollit, që ka folur për telenovelën Mbappe ka qenë bashkëkombasi i tij Florent Malouda, një ish-lojtar i Lyon dhe Chelsea ndër të tjera dhe ndërkombëtar me Francën në 80 raste.

“Për mua është vetëm çështje kohe para se të përfundojë në Madrid, – tha Malouda në një deklaratë për “The Sun”, por nuk e mbyll derën për arritjen e një marrëveshjeje me PSG-në për të vazhduar në kryeqytetin francez.

– Ai kishte mundësinë të shkonte te Real Madridi dhe rinovoi, kështu që nuk do të më befasonte nëse do të arrinte marrëveshje rinovimi me PSG-në.

Do të më befasonte shumë nëse ai do të largohej këtë verë. Mendoj se nga këndvështrimi i tij, gjithçka ka qenë gjithmonë e qartë. Kylian dëshiron që PSG t’i japë atij një projekt që mund të përmbushë ambiciet personale. Nuk ka të bëjë me paratë, ai po kërkon madhështinë dhe dëshiron të gjejë një klub që mund të përputhet me talentin e tij dhe t’i japë një shans për të fituar Ligën e Kampionëve”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco