Euro U21/ Anglia eliminon Gjermaninë, kalon edhe Izraeli

Euro U21/ Anglia eliminon Gjermaninë, kalon edhe Izraeli

19:57, 28/06/2023

Tashmë e kualifikuar pas fitoreve ndaj Çekisë (2-0) dhe Izraelit (2-0), Anglia donte të vazhdonte ecurinë pozitive dhe të konsolidonte vendin e parë në Grupin C të Euro U21. Për këtë duhej të kryqëzonte shpatat me Gjermaninë, e cila u kërcënua pas barazimit ndaj Izraelit (1-1) dhe humbjes ndaj Çekisë (2-1). Dhe më e pakta që mund të themi është se shpresat gjermane u shuan shpejt.

Anglia fitoi 2-0 me golat e Cameron Archer (4) dhe Harvey Elliott (21) për të konfirmuar vendin e tyre të parë. Pas kësaj pengese Gjermania eliminohet dhe përfundon në vendin e fundit. Ndërkohë, Republika Çeke u përball me Izraelin me një avantazh të caktuar pasi atyre iu duhej vetëm një barazim për të kaluar në çerekfinale. Fatkeqësisht, ata u ndëshkuan në fund të ndeshjes në një gol të Omri Gandelman (1-0, 86-ta). Një vit pasi arriti në finalen e Euro U19, Izraeli po shkon drejt çerekfinaleve të Euro U21 me një brez të mrekullueshëm. Anglia do të sfidojë Portugalinë në çerekfinale, ndërsa Izraeli përballet me surprizën, Gjeorgji.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco