Pa eksperiencë në arenën Europiane, UEFA surprizon me gjyqtarin e duelit Linfield-Vllaznia

Pa eksperiencë në arenën Europiane, UEFA surprizon me gjyqtarin e duelit Linfield-Vllaznia

22:44, 27/06/2023

Vllaznia do të zbresë në fushë të enjten e 13 korrikut, në orën 20:45, teksa do të përballet me irlandezo-veriotët e Linfield, në duelin e vlefshëm për raundin e parë të Ligës së Konferencës. Në këtë përballje, UEFA ka caktuar një katërshe gjyqtarësh nga Luksemburgu me kryesor Ivo Torres.

Edhe pse 36-vjeçar, Torres, është pa eksperiencë në arenën Europiane, teksa ndeshja e vetme që i është besuar nga UEFA, ishte ajo mes Gjibraltarit U-21 dhe Moldavisë U-21 që përfundoi me rezultatin 1-3 në favor të kombëtares mike. Për sa i përket dueleve të klubeve, arbitri 37-vjeçar nga Luksemburgu, nuk ka asnjë eksperiencë, teksa sfida e 13 korrikut do të jetë e para për të në Ligën e Konferencës.  

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco