Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Reforma për 'Reformë në drejtësi'?

Befason Paul Pogba, merr vendimin surprizë me Juven para fillimit të sezonit

Befason Paul Pogba, merr vendimin surprizë me Juven para fillimit të sezonit

22:28, 27/06/2023

 

Rikthimi i mesfushorit francez Paul Pogba te Juventus nuk ka qenë ai që pritej. Mesfushori 30-vjeçar mezi luajti në 10 ndeshje sezonin e fundit (6 në kampionat) për shkak të dëmtimeve të shpeshta, duke humbur edhe botërorin Katar 2022 me kombëtaren e vendit të tij.

Lojtari u rikthye verën e kaluar te bardhezinjtë por nuk ka gjurmë, ndaj kërkon që sezonin e ri situata  të jetë krejt ndryshe. Klubi ka njoftuar se mesfushori francez do të paraqitet në stërvitje një javë më herët se data e planifikuar, 10 korriku.

Pogba do të jetë në Continassa më datën 3 për të nisur fazën para-përgatitore, teksa do të jetë në dispozicion të përgatitësve atletikë. Ata do të shohin nga afër gjendjen fizike të francezit, për të planifikuar më pas stërvitjen e tij.

Gjithsesi, pritet që Pogba, gjatë kësaj jave që do të stërvitet i vetëm, të rikuperojë ndonjë problem të vogël fizik dhe të jetë gati për trajnerin Allegri, kur të nisë faza përgatitore. Prania e tij në fushë është një plus i madh për Juventus.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco