Ka diferencë mes ofertës dhe kërkesës, nuk ka marrëveshje mes Bayernit dhe PSG për mbrojtësin

Ka diferencë mes ofertës dhe kërkesës, nuk ka marrëveshje mes Bayernit dhe PSG për mbrojtësin

21:48, 27/06/2023

 

Lucas Hernandez ka kohë që ka gjetur një marrëveshje me Paris Saint-Germain dhe tashmë pret që klubi francez të plotësojë kërkesat e Bayernit të Mynihut që të mund të nisë një aventurë të re në Paris.

Sipas mediave franceze, klubi gjerman ka pranuar idenë që mund të bëjë pa mbrojtësin 27-vjeçar, që ka edhe një vit kontratë me gjigantët e Bundesligës, por pretendon që të fitojë disa para nga largimi i tij.

Bayerni kërkon 50 milionë euro për të lënë të lirë lojtarin, shifër kjo që duket e lartë për PSG, që nuk ka ndërmend të paguajë më shumë se 35 milionë euro për Lucas Hernandez.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco