Lajmi i fundit

ODEON/ Muza e Operas, Eva Golemi rrëfen momentin e sikletshëm: Në arien e dytë djali kërkonte bukë

Interi krenohet me Kristjan Asllanin: Sezoni i parë si ziklatër me dy trofe të fituar

Interi krenohet me Kristjan Asllanin: Sezoni i parë si ziklatër me dy trofe të fituar

21:37, 27/06/2023

 

Mesfushori shqiptar, Kristjan Asllani shikohet si e ardhmja e klubit edhe pse ne kete sezon nuk kishte besimin e Inzagh-it, i cili nuk ka preferuar per te aktivizuar shumë shpesh.

Vetë klubi me anë të një postimi në rrjetet sociale ka hapur një sondazh për mesfushorin e Kombëtares tonë.

“Sezoni i parë si zikaltër dhe dy trofe në dollap. Sa zemra ka për Kristjan Asllanin”, është postimi që klubi zikaltër ka publikuar në rrjetet sociale.

Në një postim me 10 foto të momenteve më të bukura, Asllani ka marrë me mijëra komente dhe bie në sy fakti se të gjithë e mbështesin dhe kërkojnë që të ketë më shumë minuta.

Asllani shkëlqeu së fundmi ehde me Kombëtaren ku në transfertën ndaj Ishujve Faroe, gjeti rrugën e rrjetës me një supergol nga distanca.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco