Turi i parë i Champions League/ UEFA përcakton arbitrat e sfidës Partizani-BATE Borisov

Turi i parë i Champions League/ UEFA përcakton arbitrat e sfidës Partizani-BATE Borisov

21:29, 27/06/2023

Partizanit ka mësuar ditën e sotme komplet “axhendën” për 2 përballjet ndaj bjellorusëve të BATE Borisov, të vlefshme për turin e parë të Champions League

Për ndeshjen e parë më 11 korrik, "Demat e Kuq" kanë arritur një marrëveshje me FSHF-në për ta luajtur në “Air Albania”, ndryshe nga ç’ishte planifikuar më parë. Sfida e parë, e cila do të jetë mjaft përcaktuese, do të luhet në orën 20:45.

UEFA gjithashtu ka zbuluar edhe gjyqtarët që do të vendosin drejtësi në sfidën e 11 korrikut. Ky duel iu është besuar një katërshe gjyqtarësh nga Belgjika, me kryesor 35-vjeçarin, Nathan Verboomen, teksa ndihmsa të tij do të jenë Mathias Hillaert dhe Ruben Wyns. Gjyqtar i katërt Wesli De Cremer. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco