Fillon Liga e Kampioneve, Partizani mësoi emrin e skuadrës me të cilën përballet nëse e mposht BATE

Fillon Liga e Kampioneve, Partizani mësoi emrin e skuadrës me të cilën përballet nëse e mposht BATE

20:17, 27/06/2023

Sot ka nisur sezoni 2023/24 i Ligës së Kampioneve, në raundin paraprak kualifikues në Islandë.

Ndeshja e parë është zhvilluar mes Atletik Klub D’eskalades dhe Budocnost. Këta të fundit kanë arritur të triumfojnë në transfertë me rezultatin 3-0. 

Ndërsa Atletik është eliminuar duke shkuar në turin e dytë të Ligës së Konferencës.

Nëse Partizani do të mposhtet nga BATE Borisov do të zbresë në Ligën e Konferencës ku do të përballet pikërisht me Atletik Klub D’eskalades.

Një mundësi e mirë për kryeqytetasit edhe nëse dalin nga Liga e Kampioneve pasi skuadra nga Andorra duket lehtësisht e kalueshme. Ndaj kjo bën mëse të mundur kalimin të paktën në turin e tretë të kompeticioneve ndërkombëtare për të kuqtë kryeqytetas.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco