Zyrtare/ Kovacic nënshkron për Cityn, kroati merr një numër me shumë 'peshë' mbi shpinë

Zyrtare/ Kovacic nënshkron për Cityn, kroati merr një numër me shumë 'peshë' mbi shpinë

19:26, 27/06/2023

Lajmi i publikuar prej kohësh sapo ka marrë konfirmimin zyrtar. Futbollisti kroat Mateo Kovacic është lojtari i ri i Manchester Cityt.

Kovaçiç ndërroi fanellën e Chelseat me atë të kampionit të ri të Evropës, Manchester City. Mesfushori brilant kroat prej disa kohësh ka pasur marrëveshje me Qytetarët dhe tashmë gjithçka është kompletuar pasi ka nënshkruar kontratë katërvjeçare.

City e ka publikuar lajmin për transferimin e 29 vjeçarit në faqen zyrtare. Një transferim që do t'i kushtojë klubit nga Manchesteri 29 milionë euro, pa bonuset e shtuara, me të cilat kjo shifër mund të jetë dukshëm më e lartë.

Kovacic vjen te City me një detyrë shumë të vështirë, që është të zëvendësojë Ilkay Gundogan, i cili u transferua te Barcelona. Gundogan deri më tani mbante numrin tetë në shpinë dhe ishte teta e tij që e mori Kovacic.

"Ky është një lëvizje brilante për mua. Kushdo që e ka parë këtë ekip nën drejtimin e Guardiolës e di se sa të mirë janë. Për mua ata janë më të mirët në botë. Këtë e thonë vetë trofetë, por edhe në fushë. Janë skuadra më e mirë në botë”, tha Kovacic pas nënshkrimit të kontratës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco