FSHF i ndërpreu kontratën, reagon kompania që kishte të drejtat televizive të Superiores

FSHF i ndërpreu kontratën, reagon kompania që kishte të drejtat televizive të Superiores

19:12, 27/06/2023

FSHF njoftoi ditën e sotme me anë të një deklarate për shtyp, ndërprerjen e bashkëpunimit me kompaninë “Oversport” që këtë sezon ka pasur të drejtën e transmetimit të Superiores. Shkak për këtë, sipas FSHF-së është bërë parregullsia në pagesa e kompanisë.

Megjithatë, kompania “Oversport” ka reaguar publikisht dhe e ka konsideruar një vendim jo transparent atë të marrë nga FSHF.

“Oversport krejt papritur është përballur sot me lajmin e publikuar nga Federata Shqiptare e Futbollit në kanalet e saj zyrtare të komunikimit, për ndërprerjen e kontratës mes palëve, kontratë e cila ishte në fazë negociatash.

 

Oversport shpreh shqetësimin se vendimi i marrë nga FSHF është rezultat i mungesës së transparencës në aktivitetet e saj, me presione që nuk janë në përputhje me parimet etike që një institucion i këtij niveli duhet të ndjekë. Oversport do të dalë me një deklaratë të plotë në vijim”, shkruan “Oversport”.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco