Skenari i UEFA-s për Juven, një vit jashtë kupave dhe gjobë milionere

Skenari i UEFA-s për Juven, një vit jashtë kupave dhe gjobë milionere

18:36, 27/06/2023

 

Zgjatet afati i vendimit të UEFA-s për Juventusin. Verdikti i gjyqit për akuzën e shkeljes së rregullave të Fair Play Financiar pritet të vijë në mesin e muajit korrik.

Pavarësisht dorëzimit të të gjithë dokumentacionit nga hetimi i Prokurorisë së Torinos dhe Federatës Italiane, çështja në Konfederatën Europiane të futbollit është ende në fazën e hetimeve.

Sipas mediave italiane, Juventusi rrezikon një vit përjashtim nga arena ndërkombëtare dhe një gjobë milionere.

“Gazzetta dello Sport” theksonte se në rast të një dënimi më të gjatë, klubi bardhezi do t’i drejtohej menjëherë Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv për apel.

Në atë rast, përgjigjja e CAS do të vinte në fund të korrikut ose në fillimin e muajit gusht, pra përpara shortit të fazën playoff në Conference League, që është programuar më 7 gusht.

Në fund të vitit 2022, Juventusi dhe UEFA firmosën një marrëveshje ku klubi pranon dënimin, por në formë të reduktuar.

Nga 23 milionë euro gjobë, klubi italian do të paguajë vetëm 3 milionë, me kusht që të realizohen objektivat e përcaktuar në bilancin financiar.

Në të kundërt, gjoba do të vijojë të rritet, deri në kuotën maksimale dhe bardhezinjtë do të kishin kufizime në numrin e lojtarëve të regjistruar, por edhe në manovrat e merkatos.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco